“My experience with Outskirts Press, Inc., was a wonderful one. My author representative, Ms. Colleen Goulet, was very helpful, very knowledgeable, and very punctual. She was always there to guide me through the process. Thanks to Ms. Goulet my academic book looks really great from every point of view. Overall, it was a great experience. I’m sure more people are going to publish their books through Outskirts Press, Inc. ”
Spiro J. Shetuni është Associate Professor në Universitetin Winthrop, Rock Hill, South Carolina, U.S.A.; studiues, profesor, etnomuzikolog, muzikolog shqiptaro-amerikan me kombësi arumune; Doktor i Filozofisë në fushën e muzikës; autor librash, studimesh, artikujsh akademikë mbi muzikën tradicionale e profesioniste shqiptare; studiues vizitor në institucione të rëndësishme kërkimoro-shkencore; profesor i lëndës së Etnomuzikologjisë në disa universitete amerikane. Midis studimeve të tij, një vend kryesor zënë librat akademikë Polifonia labe (Tiranë: Instituti i Kulturës Popullore, 1989) dhe Albanian Traditional Music: An Introduction, with Sheet Music and Poetry for 48 Songs (Jefferson, North Carolina, and London: McFarland & Company, Inc., Publishers, 2011).
![]() |
Product description…
SERIA: Fryt i një veprimtarie hulumtuese më tepër se 20-vjeçare, seria gjashtë-librore Muzika tradicionale shqiptare synon që të japë një pamje sa më të gjerë e sa më të thellë të aspekteve më kryesore, estetiko-sociale e strukturoro-formale, të universit muzikor tradicional shqiptar. Përmbajtja e saj është e ndërlikuar, komplekse, shumë-dimensionale, duke shqyrtuar një mori çështjesh, midis të cilave më kryesoret ndoshta do të mund të formuloheshin në këtë mënyrë: i) çështje të muzikës tradicionale shqiptare në përgjithësi, si: thelbi lëndoro-substancial, thelbi strukturoro-formal, thelbi nacional, thelbi estetik universal, etj.; ii) çështje të dialekteve kryesore të muzikës tradicionale shqiptare—dialektit muzikor geg, dialektit muzikor tosk, dialektit muzikor lab, dialektit muzikor qytetar–, si: tipare dalluese, mjete shprehëse, stile muzikore, zhanre muzikore, etj.; iii) çështje të bashkëveprimit midis muzikës tradicionale shqiptare dhe muzikës së popujve të tjerë, si: muzikës tradicionale të popullit grek, asaj të popullit arumun, muzikës profesioniste të popullit turk, etj.; iv) çështje të së ardhmes së muzikës tradicionale shqiptare, etj. LIBRI: Libri I, Muzika tradicionale shqiptare: Hyrje, bën objekt hulumtimi çështje themelore estetiko-sociale, midis të cilave përmendim: pamje etniko-demografike e Shqipërisë gjatë shekullit XX, dialekte muzikore të diasporës shqiptare, teoria dhe metodologjia e etnomuzikologjisë shqiptare, origjina e muzikës tradicionale shqiptare, roli estetiko-social i saj në shekuj, mënyra e ekzistencës, klasifikimi i përgjithshëm, njësia kulturoro-artistike nacionale, vështrim krahasues estetik në plan universal midis muzikës tradicionale dhe muzikës profesioniste, etj. Në shumë pikëpamje, Libri I mund të shërbejë dhe shërben si qerthull themelor estetiko-social për tërë serinë gjashtë-librore.Outskirts Press Review



Leave a Reply